Drenica News

Lajmet e fundit nga rajoni dhe bota!

Lajme

Rama: Shkolla me tre turne, viti i ri mësimor do të nisë me rregulla të forta

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka dhënë detaje se si do të zhvillohet procesi i ri mësimor në kushtet e pandemisë së koronavirusit,.


Ai tha se do të ketë ndarje deri në tre turne dhe zbatim i përpiktë i udhëzuesit anti-COVID-19 të përgatitura nga qeveria.

Për klasat me shumë nxënës do të aplikohen orë 30 minuta, ndërsa rregullat e përcaktuara nga autoritetet duhet të zbatohen me përpikëri, paralajmëroi Rama.

“Shkollat do të funksionojnë me një, dy apo deri në tri turne. 1097 shkolla kanë një turn, 479 shkolla kanë 2 turne dhe 183 shkolla kanë tri nënturne. Për shkollat me numrin të madh nxënësish, mësimi do të zhvillohet me turne dhe orë 30 minuta. Në klasa duhet të respektohen rregullat dhe s’duhet të ketë më shumë se 20 nxënës”.

Kryeministri Rama tha se Ministria e Arsimit ka vënë në dispozicionin një udhëzues të detajuar në funksion të vitit të ri shkollor 2020-2021, i cili sipas kreut të qeverisë duhet zbatuar tërësisht nga autoritetet përgjegjëse të arsimit në Shqipëri.

Comment here