Drenica News

Lajmet e fundit nga rajoni dhe bota!

Lajme

Ramë Likaj: Së shpejti do të publikohet data se kur do të fillojë mësimi në shkolla

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Ramë Likaj, ka thënë se shumë shpejt do të merret vesh data se kur do të fillojë mësimi nëpër shkollat e Kosovës dhe saktësisht në çfarë forme.


Gjatë një vizite në komunën e Gjilanit ku ka zhvilluar edhe një takim me kryetarin e këtij qytëti Lutfi Haziri, Likaj këto komente i ka bërë gjatë realizmit së kësaj vizite.

“Presim së shpejti publikimin e vendimit dhe datën kur do të fillojë mësimi. Në këto kushte pandemie, jemi shumë të kënaqur me përgatitjet për fillimin e mësimit. Gjithashtu, kemi biseduar edhe për angazhimin e mësimdhënësve rezervë dhe studentëve të Fakultetit të Edukimit në procesin mësimor”, deklaroi ministri

“Kemi tre skenarë, të cilët janë në funksion në bazë të gjendjes me pandeminë, i fundit është ai për mësimin në distancë, por do të punohet që mësimi të mbahet në shkolla me masa mbrojtëse dhe kujdes maksimal”, ka thënë Likaj.

Comment here