Drenica News

Lajmet e fundit nga rajoni dhe bota!

Lajme

Ramiz Lladrovci mposhtë plotësisht koronavirusin: E falenderon Vjosa Osmanin që i shkroi vazhdimisht

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci është shëruar plotësisht nga koronavirusi, teksa ka falenderuar politikanë të shumtë, duke përfshirë këtu Vjosa Osmanin e LDK’së, që i shënuan vazhdimisht, shkruan Gazeta Metro.

Përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, Lladrvoci tha se nuk ka qenë aspak e lehtë për ta mposhtur koronavirusin.

“Falënderoj Vjosa Osmanin, Mimi Kodhelin, Jim Mehmetin, Qemajl Minxhozin, Selim Krasniqin, për mesazhet e vazhdueshme dhe përgëzimet për shërimin tim.”, ka shkruar tutje Lladrovci.

Postimi i plotë:

Përfundimisht u konfirmua se tashmë, covid-19, e kam mposhtë plotësisht, jo aq lehtë sa e mendoja por megjithatë ia arrita.

Falënderoj mjekët, infermierët dhe stafin e Klinikës Infektive, dhe QKMF-së në Drenas, për kujdesin e madh ndaj meje dhe përkushtimin për luftimin e virusit.

Falënderoj Vjosa Osmanin, Mimi Kodhelin, Jim Mehmetin, Qemajl Minxhozin, Selim Krasniqin, për mesazhet e vazhdueshme dhe përgëzimet për shërimin tim.

Uroj shërim të plotë për të gjithë të infektuarit, me dëshirat më të mira të mos ketë të infektuar të rinj.

Respektoni rekomandimet e IKShPK-së, barte maskën, ruaje distancën, mbaje higjienën.

Përfundimisht u konfirmua se tashmë, covid-19, e kam mposhtë plotësisht, jo aq lehtë sa e mendoja por megjithatë…

Posted by Ramiz Lladrovci on Wednesday, August 26, 2020

Comment here