Drenica News

Lajmet e fundit nga rajoni dhe bota!

Lajme

Ramiz Shala i kërkon presidentit Thaçi dekoratë me këto arsye

Zyrtari i Komunës së Skenderajit, Ramiz Shala i ka reaguar presidentit Hashim Thaçi për shpërndarjen e dekoratave, duke i kërkuar dhe ai një për shumë arsye të cilat i ka listuar.


Shala duke krahasuar gjendjen aktuale në vend, ka kërkuar nga presidenti që edhe ky të jetë i dekoruar për shumë arsye, pasi që ka shumë tjerë të dekoruar e që nuk e meritojnë fare.

“Një Dekoratë ta kerkoj si fëmijë i Kosovës së Robëruar. Një Dekoratë e kërkoj si nxënës i shkollave të helmuara. Një Dekoratë e kërkoj si Luftetar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, jo me çertifikat por më pushkë, uniform e ëmblemë”, thotë ai ndër të tjerash.

Ky është shkrimi i tij pa ndërhyrje:

Jemi deshmitarë në Kosovën tonë pozita e Presidentit ka ma shumë se një e gati dy Dekada që është përcaktuese marrveshja dhe kombinatorika e numrave në Kuvend te Republikës, pjell e kalkulimeve politike. Por nuk dua të shtjëlloi më gjatë këtë temë, as a është mirë e as sa e si duhët të jetë unifikues e konsensual Presidenti i Rwpublikës së Kosovës. Po jemi deshmitarë se Institucioni i Vendit tim PRESIDENCA qe udhëhiqët nga individi PRESIDENTI tash SH.T.Z HASHIM THAQI duke shfrytzuar të drejtën e tij Kushtetuese e Ligjore ndarjen e Dekoratave për Personalitete e Përsona, meritorë e më pak meritorë, e hiq ama bash hiq meritorë e që kjo nuk asht tem e këtij shkrimi tim, opinionin tim në lidhje me secilen dekorat e jap në kohë, rrethanë e moment tjetër. Shkëlqesia e juaj zotri PRESIDENT I REPUBLIKËS SË KOSOVËS HASHIM THAQI. E dua një DEKORAT. Një Dekoratë ta kerkoj si fëmijë i Kosovës së Robëruar.

Një Dekoratë e kërkoj si nxënës i shkollave të helmuara. Një Dekoratë e kërkoj si Luftetar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, jo me çertifikat por më pushkë, uniform e ëmblem. Një Dekoratë e dua si student i fakultetit juridik të Universitetit të Prishtinës. Një Dekorat e dua si jurist i diplomuar në Studime post-diplomike në Fakultetin Juridik. Një dekorat e dua si ish bashkëpuntor i juaj. Një dekorat e dua si ish- votues e mbeshtetës i juaj. Një dekorat e dua për të gjitha ata ish-bashkêpuntorë e bashkëpuntorë tuaj qe u mësuan nga AI të mësojnë ty se si të dijshë ta zbatosh LIGJIN. Një dekorat e dua për ata që nga AI u mësuan të shkruajn e hartojnë KUSHTETUTËN. Një dekorat e dua për ata që u bënë të aftë të t’mësojnë TY të mos e Shkelësh kushtëtutën, ta kuptosh atë, ta respektosh dhe ta zbatosh aktin më të lartë juridik të shtetit tim.

Zotri PRESIDENT Një dekorat e dua për ata që u bënë gjyqtar nga AI. Një dekorat e dua për ata që u bënë prokuror nga AI. Një dekorat e dua për ata që u bënë avokat nga AI. Një dekorat e dua për ata që u bënë Profesor parauniversitar nga AI. Një dekorat e dua për ata që u bënë Profesor universitarë nga AI. Një dekorat e dua për ata që u bënë akademikë nga AI Një dekorat e dua për ata që u bënë juristë nga AI. Një dekorat e dua për ata që u bënë njohës të diplomacisë nga AI. Një dekorat e dua për ata që u bënë njohës të të drejtës nderkombëtare private e publike nga AI. Një dekorat e dua për ata që u bënë Shkënctarë nga AI. Një dekorat e dua për ata STUDENT DËSHMOR të KOMBIT me njohuritë e sakta qka quajmë palë ndërluftuese të mësuara nga AI. Një dekorat e dua për ata që luftuan në luftën çlirimtarë të UÇK-së vëtem që tërinjët tanë të brumosën e piqen me dijën e marrur nga AI.

Një dekorat e dua për ata AKADEMIKËT e gjallë të heshtur krejt që u mësuan nga AI. Një dekorat e dua për AKADEMINË E SHKENCAVE inekzistente antarë i secilës ishte AI. SH.T.Z. HASHIM THAQI PRESIDENT I REPUBLIKËS SË KOSOVËS. E kërkoj një dekorat, urdhër presidencial apo titull shtetërorë për librat e TIJ. Një dekorat e dua për institucionet qe i themeloi AI. Një dekorat e dua për ata që u bënë pjesë e institucioneve që AI i thëmeloi, ngriti, organizoi e funksionalizoi. Një dekorat e dua për të gjithë ata që u bënë student të UNIVERSITETIT TË PRISHTINËS Fakulteti Juridki vetem pse e kishin idol të shkencës dhe dijës ATË. E kërkoi një dekoratë, titull presidencial, urdhër për të gjithë studentët e Kosovës që mësojnë e studiojnë, kalitën t’i shërbejnë vendit tonë nga librat e TIJË. Zotri President KËRKOJ TA DEKORONI ME DEKORATË, URDHËR PRESIDENCIAL AKADEMIK ESAT STAVILECIN (post-mortum)

Me respekt. RAMIZ. R SHALA SKENDERAJ. 24./ 08./ 2020.

Comment here