Drenica News

Lajmet e fundit nga rajoni dhe bota!

Lajme

Reagon Çelaj: Disa shqiptarë që janë në listat e partive maqedonase, po përpiqen ta paraqesin këtë si sukses të tyrin

Zyrtari i PDK’së, Lirak Çelaj ka thënë se është për t’u gëzuar numri i madh i deputetëve që do të përfaqësojnë shqiptarët në Maqedoninë e Veriut. Mirëpo sipas tij, kjo nuk duhet të paraqitet si sukses shqiptar


Përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, Çelaj ka thënë se ka shqiptar që futen në listat e Maqedonasve, dhe këtë përpiqen ta paraqesin si sukses shqiptar.

“Padyshim se është për t’ju gëzuar numrit të madh të deputetëve shqiptarë që u zgjodhën në zgjedhjet e fundit në Maqedoninë e Veriut. Mobilizimi se shqiptarët duhet të votojnë partitë shqiptare dha një fryt. Për mua është e pa kuptueshme (duke pasur parasysh se si funksionon jeta në Maqedoninë e Veriut) që ka shqiptarë që futen në Listat e Maqedonasve dhe përpiqen ta paraqesin si sukses shqiptar.”, ka thënë ai.

Mes tjerash, Çelaj ka përmendur këtu rastin e zëdhënëst të PDK’së, Avni Bytyçi, i cili dje uroi një familjar të tij, i cili është pjesë e LSDM’së.

Shkrimi i plotë i Çelajt:

Rreth zgjedhjeve dhe shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut

Padyshim se është për t’ju gëzuar numrit të madh të deputetëve shqiptarë që u zgjodhën në zgjedhjet e fundit në Maqedoninë e Veriut. Mobilizimi se shqiptarët duhet të votojnë partitë shqiptare dha një fryt. Për mua është e pa kuptueshme (duke pasur parasysh se si funksionon jeta në Maqedoninë e Veriut) që ka shqiptarë që futen në Listat e Maqedonasve dhe përpiqen ta paraqesin si sukses shqiptar. Këtu duhet ta përmendi edhe rastin Fatmir Bytyqit, familjar i zëdhënësit të PDK-së Avni Bytyqi, i cili është LSDM si zyrtar i lartë madje. Secili mund të kemi ndonjë djalë të axhës që mund të bëhet pjesë e ndonjë subjekti politik joshqiptarë por kur je zëdhënës i PDK-së së paku duhet të rezervohesh nga qëndrimet publike edhe nëse i gëzohesh këtij fakti. Secili që jemi në jetën politike e dimë që çdo veprim qoftë edhe i familjarëve ka efekt qoftë pozitiv qoftë negativ jo vetëm në neve si individ por edhe në subjektin që ne përfaqësojmë e aq më shumë kur je zëdhënës që i bije të jesh fytyra e partisë.
Sivjet u dëshmua që shqiptarët vetëm të unifikuar mund të arrijnë realizimin e të drejtave të tyre dhe përfaqësimit sa më të gjerë në institucionet e Maqedonisë së Veriut.
Poashtu parodia me “Kryeministrin e 100 ditëve të fundit” është një tallje e madhe që i bëhet shqiptarëve në Maqedoni të Veriut. Ashtu siç u manipuluan me ligjin për gjuhët atje dhe qytetarëve iu shit se gjoja gjuha shqipe tanimë është e barabartë në tërë territorin e vendit gjë që nuk është e vërtetë.
Ajo se si BDI po e shet përparim të shqiptarëve në realizimin e të drejtave të tyre atje është vetëm nëpërmes të posteve ministrore. Pra ata po marrin pozita të Kryeparlamentarit e të Ministrave, që është shumë mirë dhe e pranoj që ka një përparim në këtë drejtim por, kjo nuk dmth që gjendja e shqiptarëve po përmirësohet. Thjeshtë disa individ shqiptarë po rehatohen në pozita të larta.
Mendoj se të gjithë shqiptarët në Maqedoni e Veriut duhet të kenë konsensus dhe atëherë ta quajnë sukses historik kur shqiptarët të jenë me kushtetutë si popull shtetformues dhe që shqipja të jetë gjuhë e barabartë dhe e obliguar në gjithë territorin e Maqedonisë së Veriut. Vetëm atëherë shqiptarët do të jenë rehat në atë shtet përndryshe me këtë gjendje që kanë atje kam frikë që pas 20 vitesh shumica e shqiptarëve do të jenë ose në LSDM ose në VMRO dhe kjo shpije tek asimilimi dhe zhdukja e shqiptarëve në Maqedonin e Veriut ku kanë jetuar që nga Iliriët e deri më sot

Rreth zgjedhjeve dhe shqiptarëve në Maqedoninë e VeriutPadyshim se është për t’ju gëzuar numrit të madh të deputetëve…

Posted by Lirak Celaj on Thursday, August 20, 2020

Comment here