Drenica News

Lajmet e fundit nga rajoni dhe bota!

Lajme

Reagon edhe Hoti në lidhje me testet në laboratorin e Devollëve: Askush s’guxon të përfitojë jashtë normave

Qytetarët e Kosovës po paguajnë deri në 200 euro për një test PCR në laboratorin privat ““Medical & Laboratory Services”. Një gjë e tillë është e papranueshme për ekonominë e tregut.


Si rrjedhojë ka reaguar edhe Qeveria e Kosovës. Kryeministri ivendit ka thënë se situata e pandemisë nuk guxon të përdoret për përfitime jashtë normave të ekonomisë së tregut. Hoti ka bërë thirrje që të raportohen rastet e keqpërdorimeve nga këto laboratorë.

“Situata e pandemisë nuk guxon të përdoret për përfitime jashtë normave të ekonomisë së tregut. Autoriteti Kosovar i Konkurrencës është në krye të detyrës dhe do të zbatojë ligjin shpejt dhe me efikasitet të plotë ndaj të gjthëve pa perjashtim. Raportoni rastet”, ka shkruar Hoti

E një qytetarë dje i ka paguar 200 euro për ta kryer një test me metodën PCR në laboratorin “Medical & Laboratory Services” i cili gjendet në Prishtinë e që është i vetmi laborator privat në mbarë Kosovën që aktualisht bën detektimin molekular të koronavirusit.

Ky laborator, që ndodhet në kryeqendrën e Kosovës, Prishtinë, siç ka raportuar ekskluzivisht Gazeta Express ditë më parë, është në pronësi të vajzës së biznesmenit Blerim Devolli. Por me vlerën e 200 eurove për një test PCR ky laborator ka bërë disa shkelje të rënda ligjore. Si pasojë, ai mund edhe të mbyllet përkohësisht deri në gjashtë muaj si mund të dënohet deri në 10% të qarkullimit vjetor. Kështu kanë bërë me dije për Express, zyrtarë të Autoritetit të Konkurrencës. Nga aty thonë se kanë nisur hetime për këtë punë.

Nga ky institucion bëjnë me dije se janë pranuar me dhejtësa ankesa nga qytetarët për vlerën e shërbimeve prej 200 euro për një test të Covidit me metodën PCR

Nga AKK thonë se nëse laboratori në te cilin ju jeni ankuar ka vendosur çmim në vlerë prej 200 euro për test PCR dhe e ka deklaruar një çmim tjetër në AKK, ky laborator potencialisht ka bërë këto shkelje:

Tani, nëse laboratori në te cilin ju jeni ankuar ka vendosur çmim në vlerë prej 200 euro për test PCR dhe e ka deklaruar një çmim tjetër në AKK, ky laborator potencialisht ka bërë këto shkelje

1. Mashtrim – vepër penale

2. Autoriteti mund të ushtroj kallxim penal ne prokurorinë speciale nësëe është konsumuar vepra penale Mashtrim.

2. Ka vendosur AKK në lajthitje dhe ka ofruar informacione të pa sakta – personi përgjegjës denohet 1000-3000 euro, dhe ndërmarrja denohet deri ne 2% të qarkullimit vjetor.

3. Ka kryer shpërdorim të pozitës dominuese, mund të denohet deri në 10% të qarkullit vjetor.

3. Autoriteti në javen ne vijim, mund ta përdor instrumentin ligjore, masat e përkohshme- mbyllje të veprimatarisë deri ne 6 muaj.

Comment here