Drenica News

Lajmet e fundit nga rajoni dhe bota!

Lajme

Reagon kryeministri Hoti, pasi Qeveria e Kosovës u nominua për Çmimin Nobel

Kryeminsitri Avdullah Hoti, ka reaguar pas nominimit që i është bërë Kosovës për çmimin Nobel për Paqe nga deputeti i partisë Kristian Demokrate, Magnus Jacobsson.


Marrëveshja e Washingtonit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për normalizim të marrëdhënieve ekonomike po shihet si shtrim i rrugës së arritjes së arritjes së marrëveshjes paqësore në mes të dyja vendeve.

Kjo e ka shtyrë deputetin e Partisë Kristian Demokrate në Suedi, Magnus Jacobsson, që të ndërmarrë iniciativën për nominimin e qeverive të SHBA-së, Kosovës dhe Serbisë për Çmimin Nobel për Paqe.

Ai sot ia ka dorëzuar nominimin Akademisë së Shkencave të Norvegjisë e cila ndan çmimet Nobel.

“Prandaj dua që të nominojë Qeverinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Qeverinë e Kosovës dhe Qeverinë e Serbinë për Çmimin Nobel për Paqe, pasi që përmes kësaj marrëveshjeje synohet eliminimi I rrezikut për konflikte të reja në Ballkan dhe ka afrim drejt paqes dhe njohjes reciproke”, thuhet në dokument.

E pas kësaj ka reaguar kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, i cili e ka falënderuar deputetin suedez.

“Jashtëzakonisht falënderues ndaj deputetit të Partisë Kristian Demokrate në Suedi, Magnus Jacobsson, për nominimin për çmimin Nobel për Paqe”, ka shkruar Hoti.

Më poshtë letra e plotë e deputetit suedez.

Comment here