Drenica News

Lajmet e fundit nga rajoni dhe bota!

Lajme

Reagon LDK në Suharekë: Muharremaj po keqpërdor taksat e qytetarëve, po paguan dy herë për rrugën e njëjtë

Keqpërdorimet e qeverisjes së Bali Muharremaj nuk kanë të ndalur në Suharekë, sipas degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në këtë komunë. Ata kanë publikuar dokumente se si ai ka nënshkruar dy kontrata për ndërtimin e një rruge në Mushtisht.


Lidhja Demokratike e Kosovës dega në Suharekë përmes një reagimi ka akuzuar qeverisjen aktuale për keqpërdorim të taksave të qytetarëve.

Sipas kësaj dege në vitin 2018 qeverisja Muharremaja ka lidhur kontratë me një operator ekonomik për ndërtimin e një rruge në fshatin Mushtisht, gjë që nuk u ndërtua, dhe prapë këtë vit ka lidhur kontratë me një operator tjetër për të njëjtën rrugë.

”Jemi jashtëzakonisht të shqetësuar me keqpërdorimet që kanë ndodhur në rrugën “Ali V. Bytyqi” në fshatin Mushtisht ku në kontratën me vlerë prej 79.560,00 €, e lidhur më datë 27/09/2018 në mes të Komunës së Suharekës dhe një operatori ekonomik përveç atyre tri rrugëve është paraparë të ndërtohet edhe rruga “Ali V. Bytyqi” në fshatin Mushtisht, por me këtë qeverisje keqpërdorimi i taksave të qytetarëve tanë shkon deri në atë pikë ku Komuna paguan komplet mjetet sipas kontratës dhe rruga në fjalë nuk ndërtohet fare!”, thuhet në reagimin e tyre.

Sipas LDK’së, tani qeverisja e Muharremaj për të njëjtën rrugë ka nënshkruar kontratë të re me një operator ekonomik dhe se shqetësimi i tyre është se pse rruga nuk po ndërtohet ende.

”Tani keq qeverisja Muharremaj për të njejtën rrugë me datë 28/07/2020 paska lidhur kontratë të re me një operator ekonomik në vlerë prej 49.863,90 €, shqetësimi jonë është se, pse nuk është ndërtuar rruga me kontratën e parë ku kemi informata të sigurta që janë paguar të gjitha mjetet sipas kontratës ?! Ky nuk është i vetmi projekt që keq qeverisja Muharremaj po i keqpërdorë taksat e qytetarëve, duke i devijuar projektet, duke i punuar projektet me një cilësi shumë të dobët dhe së fundmi duke i paguar projektet pa i punuar fare”, shkruan LDK në reagimin e tyre.

LDK ka bashkëngjitur edhe disa dokumente që janë dëshmi kopje të kontratave të lidhura në mes të Komunës së Suharekës dhe operatorëve ekonomik, për ndërtimin e rrugës në Mushtisht.

Comment here