Drenica News

Lajmet e fundit nga rajoni dhe bota!

Lajme

Rënie e rasteve me COVID-19 në Kosovë, vetëm 20% e 457 të testuarve rezultojnë pozitivë

Vetëm rreth 20 për qind e të testuarve ditën e fundit në Kosovë kanë rezultuar pozitivë me COVID-19.


Nga 457 persona që kanë kryer testin, 92 kanë dalë të infektuar me virusin.

Kurse, 7 persona kanë vdekur, duke e çuar në 563 numrin e të vdekurve.

Gjithashtu, janë shëruar më shumë persona se që janë infektuar, gjithsej 115, raporton KOHA.

Sipas institucioneve shëndetësore, 63 persona janë duke u trajtuar në Klinikën Infektive dhe gjendja e tyre është e rëndë.

Në mesin e të infektuarve ka edhe mjekë e infermierë, ka thënë Drejtoresha e Klinikës Infektive, Lindita Ajazaj-Berisha, ku një është duke e marrë trajtimin në klinikë dhe 4 në shtëpi.

Mbi 14 mijë raste pozitive me koronavirus janë aktualisht në Kosovë që nga nisja e pandemisë në muajin mars dhe mbi 10 mijë janë shëruar nga 54 mijë të dyshuar.

Në 24 orët e fundit me raste pozitive sërish prin Prishtina me 39, Prizreni me 10 dhe Gjakova me 9 raste.

Ndërkohë, të shtunën është mbledhur Komiteti për koordinimin dhe vlerësimin e situatës emergjente me COVID-19, ku ka ardhur në përfundim se aktualisht nuk do të ketë lehtësim të masave.

Comment here