Drenica News

Lajmet e fundit nga rajoni dhe bota!

Lajme

Rikthehen shërbimet për pacientët që nuk janë të prekur me Covid-19

Ministri i  Shëndetësisë Armend Zemaj ka takuar sot drejtorët e klinikave të QKUK-së, me të cilët ka folur për menaxhimin e pandemisë dhe rikthimin e shërbimeve të mjekimit të pacientëve jo-Covid.


Zemaj, tha se se në mandatin e tij nuk do të mbes asnjë mjek i papunë.

“Numri i vdekjeve është i madh dhe duhet t’i qasemi me profesionalizëm dhe do ta shohim sesi do t’ia bëjmë. Si ministër kemi filluar dhënien e specializimeve dhe besoj se do të vjen një kontingjent i mjaftueshëm. Në mandatin tim qeverisës nuk do të lejojë të mbes papunë askush”, tha Zemaj.

Kurse U.D i drejtorit të ShSKUK-së, Valbon Krasniqi tha se do të rikthehen shërbimet për pacientët që nuk janë të prekur me COVID-19.

Ai ka falënderuar të gjithë mjekët e drejtorët e klinikave të QKUK-së për punën dhe menaxhimin e pandemisë gjatë këtyre muajve.

Comment here