Drenica News

Lajmet e fundit nga rajoni dhe bota!

Lajme

“Roli i Trumpit në dialog vendimtar, Kosova pa SHBA’në e ka të vështirë ta ruajë pavarësinë”

Politika e Kosovës duhet të ndërgjegjësohet në mënyrë që të mos shkojë në asnjë takim ku do të vihej në pikëpyetje sovranitetin dhe integritetin territorial i vendit, ka thënë njohësi i çështjeve politike Ramush Tahiri.


Tutje ai Tahiri duke folur për dialogun me Serbinë të nisur qysh në vitin 2011, shtoi se nga është krijuar një bindje që Kosova duhet të paguajë një çmim për njohje.

“Dialogu fatkeqësisht nuk është zhvilluar mirë për Kosovën që nga fillimi. Serbia është kthyer në skenë si palë për Kosovës dhe për fatin e saj. Serbia e ka hedhur sintagmën se nuk dëshiron që shqiptarët të fitojnë krejt dhe serbët të hupin krejt dhe në këtë bazë është duke e kontestuar pavarësinë e Kosovës”.

“…është krijuar një bindje që Kosova duhet të paguajë një çmim për njohje nga Serbia dhe çfarëdo çmimi që Kosova paguan do të krijonte një shtet surrogat”.

“Politika e Kosovës duhet të ndërgjegjësohet dhe Serbinë ta trajtojë si shtet tjetër dhe që të mos shkojë në asnjë bisedim që do të ishte kundër interesave të Kosovës dhe që do ta vinte në pikëpyetje sovranitetin dhe integritetin territorial”.

Madje analisti Tahiri ka thënë se presioni ndërkombëtar po bëhet më shumë ndaj Kosova sesa Serbisë. Ai tha se nëse vihet një kusht për Kosovën, atëherë nuk është e arsyeshme që të marrë pjesë delegacioni i Kosovës në Washington me 4 shtator.

“Presioni ndërkombëtar po bëhet më shumë nga Kosova sesa nga Serbia. Serbia po shkon në takim duke deklaruar se nuk e njeh pavarësinë e Kosovës. Nëse vihet një kusht nuk shoh arsye pse delegacioni i Kosovës të marrë pjesë. Synimi është normalizimi i marrëdhënieve dhe normalizim të marrëdhënieve nuk mund të bëhet pa njohje reciproke”.

Sipas tij, roli i presidentin Donald Trump është shumë i rëndësishëm dhe dashamirës për Kosovën dhe pa ShBA-në vendi e ka të vështirë ta ruajë pavarësinë.

“Presidenti i Amerikës Donald Trump është një autoritet ndërkombëtar dhe është i angazhuar për Kosovën dhe është i interesuar që çështja të përmbyllet sepse me këtë çështjet normalizohen marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”.

“Roli i Trumpit është shumë i rëndësishëm dhe dashamirës për Kosovën dhe pa ShBA-në Kosova e ka të vështirë ta ruajë pavarësinë e saj”.Liderët e Kosovës dhe Serbisë pritet të takohen më 4 shtator në Shtëpinë e Bardhë në Washington, me ftesën që u ka bërë këshilltari për Siguri Kombëtare, Robert O’Brein. Ky takim fillimisht ishte planifikuar të mbahej më 2 shtator. Por, ai është shtyrë për dy ditë më vonë. Kurse më 7 shtator, në Bruksel pritet të takohen delegacionet e të dyja vendeve, të përfaqësuara në nivelin më të lartë politik, nga kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vucic.

Comment here