Drenica News

Lajmet e fundit nga rajoni dhe bota!

Lajme

Rreth 600 të vdekur nga coronavirusi në vend që nga fillimi i pandemisë

Instituti Kombëtëtar i Shëndetit Publik dje ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë regjistruar pesë raste të vdekjes dhe 50 raste të reja me COVID-19.


Më këto raste, numri i të infektuarve që nga fillimi i pandemisë ka arritur në 14 mijë e 496, me gjithsej 586 raste të vdekjes.

Rastet që u konfirmuan dje janë nga Prishtina, Gjilani, Fushë Kosova, Kamenica, Peja, Prizreni, Podujeva, Rahoveci, Shtimja, Vushtrria, Istogu, Malisheva, Vitia, Gjakova, Kaçaniku, Lipjani, Novobërda dhe Skënderaj.

IKSHP’ja ka njoftuar edhe për shërimin e 117 pacientëve.

“Numri total i rasteve pozitive është 14.496 raste nga 56.606 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 586 raste të vdekjes. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 117 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 11.150 raste, kurse numri i rasteve aktive është 2.760”, thuhet në njoftimin e fundit të IKSHP’së.

Comment here