Drenica News

Lajmet e fundit nga rajoni dhe bota!

Lajme

Rusia si zakonisht: SHBA dhe BE shantazh Serbisë, ndërsa Kosovës po i shton ambiciet

Sipas Ministrit të Jashtëm të Rusisë, Sergei Lavrov, dialogu mes Kosovës e Serbisë po stagnon, por nuk ka alternativë, e shtoi se ndikimi i huaj nuk duhet të përdorë pas shantazhin e shtrëngimin e njërës palë e ndërkohë të nxiten apetitet e dyshimta të tjetrës.


Lavrov që gjendet në skenën politike qe një kohë të gjatë, e si diplomat me përvojë i Rusisë ai është i informuar mjaft për shantazh e shtrëngim, madje helmime e vrasje të kundërshtarëve, duke ditur politikën ruse nën Putin. Ai akuzoi Brukselin e Uashingtonin pikërisht për këtë gjë.

“Sot dialogu po stagnon. Por nuk ka alternativë, sado që dikush do të donte të pres nyjën gordiane. Në Bruksel e Uashington tani po shtohen aktivitetet që të rifillojnë procesin e negociatave. Ndikimi i jashtëm duhet të jetë pa shantazh të njërës palë e duke shtuar apetitet e tjetrës për ambicie të dyshimta. Alternative e dialogut është shumë e rrezikshme për të gjithë” tha Lavrov në intervistën për revistën “Trud”, që është bartur edhe në ueb faqen zyrtare të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Federatës Ruse

Lavrov vazhdoi me leksionet morale kur tha se është i nevojshëm një dialog i sinqertë rreth marrëdhënieve të ardhme mes, siç e quan, Beogradit e Prishtinës.

“Ai mund të jap rezultate vetëm me respektimin e interesave të ligjshëm të serbëve në Kosovë, me konsideratën serioze të shqetësimeve të tyre dhe respektimin e normave të të drejtës ndërkombëtare” porositi ministri rus.

Lavrov në fund ju kthye retorikës së zakonshme armiqësore ruse duke vlerësuar se ‘problemi i
Kosovës’ është pasojë e grabitjes së paturpshme e të dhunshme të një pjese të territorit të Serbisë sesa për konflikt mes Beogradit e Prishtinës.

“Në vend të një krahine autonome me vendim të njëanshëm që shpërfillte rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, që është parimi i rregullimit, është krijuar një gjoja shtet i vetëshpallur. Krerët e tyre politik hapur shpërfill çdo ligj ndërkombëtar, kërkesa të ligjshme e interesat e Republikës së Serbisë dhe popullit serb, me synim të legjitimimit të pozicionit të tanishëm dhe njëkohësisht vetëm veten” tha Lavrov.

Comment here