Drenica News

Lajmet e fundit nga rajoni dhe bota!

Lajme

SBASHK: Gjithçka gati për fillimin e mësimit në Kosovë

Deri më 14 shtator, do të përfundojnë përgatitjet e nevojshme, në mënyrë që viti i ri shkollor të nis pa vonesa të reja.


Mësimi, sipas planeve të prezantuara, do të bëhet me faza të caktuara për të gjitha nivelet e arsimit para universitar. Përgjithësisht shkollat janë gati për fillimin e vitit të ri shkollor.

“Ne si SBASHK themi se mësimdhënësit janë të gatshëm për fillimin e vitit shkollor duke marrë informacione se janë bërë përgatitje edhe për ata edhe për fëmijët se do të mbrohen nga virusi COVID-19”, ka deklaruar për RTK Ymer Imeri nga SBASHK

Ai bëri me dije se janë duke bashkëpunuar me MASHT-in.

Ndryshe Ministria e Arsimit sa i përket testimit të mësimdhënësve nëse mund të jenë të prekur nga Covid-19, janë bërë të gjitha përgatitjet, dhe që janë  në pritje të konfirmimit të listave të mësimdhënësve që do të testohen nga DKA’të për të proceduar më tutje për testim.

Është vlerësuar se përgjithësisht shkollat janë të përgatitura përjashtimisht disa shkollave që kanë pasur nevoja plotësuese për fillimin e mësimit, të cilat janë evidentuar dhe punuar me to në përmirësim të kushteve. Vendimi për fillimin e vitit të ri shkollor do të bëhet në faza për të gjitha nivelet e arsimit para universitar, në bashkëpunim të plotë me MSH dhe IKSHPK-në, DKA-të, Këshillin e prindërve dhe sindikatat, në bazë të vlerësimit të situatës epidemiologjike në Kosovë.

Comment here