Drenica News

Lajmet e fundit nga rajoni dhe bota!

Lajme

Selim Selimi do të jetë pjesë e ekipit kosovar në takimin në Shtëpinë e Bardhë

Ministri i Drejtësisë Selim, Selimi do të jetë pjesë e delegacionit të Kosovës në takimin e shtatorit në Washington. Lajmin e ka konfirmuar vet ministri Selimi, shkruan Reporteri.net.


“Sa i përket përbërjes së delegacionit ne me tu kthyer do të kemi takim me kryeministrin Hoti dhe do ta caktojmë delegacionin e i cili do të merr pjesë në takimin në Shtëpinë e Bardhë duke e marrë parasysh marrëveshjen e koalicionit. Mund ta konfirmojë se pjesë e këtij delegacioni do të jem edhe unë”, tha ai në një lidhje direkte nga SHBA për RTK-në.

Ministri Selimi ka thënë se sipas të gjitha gjasave takimi do të shtyhet për në datën 4 shtator.

“Kjo vizitë ka qenë në koordinim të plotë qeveritar dhe ka qenë vizitë përgatitore e takimit të fillimit të shtatorit., Data nuk është vendosur ende saktësisht, mund të jetë data dy shtator, por sipas të gjitha gjasave do të jetë data 4 shtator, Arsyet e kësaj lëvizjeje kanë të bëjnë me përshtatjen e agjendave të bartësve të këtij procesi nga shtëpia e Bardhë z. O’Brien dhe ambasadorit Grenell dhe pjesëtarëve të tjerë që e bartin rolin kryesor në fasilitimin e këtij dialogu”, tha ai.

Selimi ka folur edhe për takimet që kanë zhvilluar gjatë vizitës në SHBA.

“Ne me ministren Melizaj Haradinaj-Stublla e kemi realizuar një vizitë në SHBA kemi pasur takime me portofolion që ne e mbulojmë. Unë kam pasur takime me zyrtarë të lartë të Departamentit të Shtetit, më Këshillin e Sigurisë Kombëtare. Një agjendë e kemi pasur të përbashkët, atë të dialogut. Qëllimi kësaj vizite ka qenë që ne t’i forcojmë lidhjet tona që kemi në SHBA dhe gjithashtu të bisedojmë përpjektet e ardhme në forcimin e sistemit të drejtësisë, prokurorisë dhe gjykatave dhe veçanërisht në krimet kibernetike dhe shpëlarja e parave.

“Ne kemi zhvilluar takime me z.Palmer dhe këshillin e SIgurisë Kombëtarë me të cilëtkemi biseduar për rrjedhën e dialogut, pozicionin e Kosovës në dialog dhe e kemi përshëndetur dhe mirëprituri rikthimin e SHBA në dialog. Ne e mirëpresim takimin e fillimit të shatorit i cili do të mbahet shpejt, dhe në këtë takim ne do të jemi të gjithë unik në kërkimin e një marrëveshjeje përfundimtare që sjellë njohje reciproke në kufijt ekzistues”, ka thënë Selimi.

Comment here