Drenica News

Lajmet e fundit nga rajoni dhe bota!

Lajme

Selimi flet për takimin me Serbinë në Washington, jep një garanci

Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi ka thënë se delegacioni i Kosovës do të shkojë i përgatitur në takimin e 4 shtatorit përballë Serbisë në Washington.

Selimi, si përfaqësues i AAK-së për dialog tha se në Washington do të flitet për cështje ekonomike.

“Sa i përket temave në Washington, ne kemi paralajmëruar që do të jetë për bashkëpunimin ekonomik, por Kosova i ka temat që do t’i diskutojë me Serbinë. Dua t’ju siguroj që delegacioni i Kosovës është i përgatitur”, ka thënë ai.

Më 4 shtator Kosova dhe Serbia do të mbajnë takim në Washington. Ndonëse takimi ishte thirrur më 2 shtator, ai është shtyrë për dy ditë më vonë. Ndërkaq një takim mes të dyja vendeve, por në nivel ekspertësh po zhvillohet sot në Bruksel. E një takim tjetër, po në Bruksel pritet të mbahet sërish më 7 shtator

Comment here