Drenica News

Lajmet e fundit nga rajoni dhe bota!

Lajme

Shefet Shehu, emërohet këshilltar politik i kryeministrit Hoti

Shefqet Shehu ka bërë të ditur se ditë më parë është emëruar këshilltar politik i kryeministrit, Avdullah Hoti.


Shehu në një postim në rrjetin social Facebook shkruan se besimin e dhënë do ta ‘përkthej’ në punë e përkushtim.

Lexoni të plotë postimin e tij:

“Të nderuar/a,

Ditë më parë, nga kryeministri Avdullah Hoti, jam emëruar këshilltar politik në kuadër të kabinetit të tij.

Ndërkaq, para jush dhe kryeministrit Hoti zotohem se: besimin e dhënë do ta përkthej me punë e përkushtim, dinjitet e vendosmëri, besnikëri e ndershmëri dhe atë me të gjitha kapacitetet në çdo kohë e rrethanë.

Me po aq konsideratë dhe mirënjohje, dua ta falënderoj edhe kryetarin e LDK-së, Prof.Isa Mustafën, për mundësinë dhe mbështetjen e dhënë në këtë rrugëtim.

Zoti ju bekoftë!”.

Të nderuar/a,Ditë më parë, nga kryeministri Avdullah Hoti, jam emëruar këshilltar politik në kuadër të kabinetit të…

Posted by Shefqet Shehu on Monday, August 24, 2020

Comment here