Drenica News

Lajmet e fundit nga rajoni dhe bota!

Lajme

Shërbimi Korrektues i Kosovës, paralajmëron masa lehtësuese nga 24 gushti

Shërbimi Korresktues I Kosovës ka njoftuar qytetarët se nga 24 gushti, masat mbrojtëse ndaj pandemisë COVID-19, do të lehtësohen me lejimin e vizitave të lira, vizitave familjare dhe vizitave të avokatëve.


SHKK në komunikatën e dhënë si masë lehtësuese, për vizitë familjare do të fillojnë me pranimin e vetëm një (1) anëtari të ngushte të familjes.

Gjatë vizitës së tyre, secili familjar, avokat është i obliguar të dezinfektohet në hyrje të institucioneve korrektuese, e po ashtu me vete të bartë edhe maskë mbrojtëse. Shërbimi Korrektues i Kosovës ka filluar lehtësimin e masave në bashkëpunim me Departamentin Shëndetësor të Burgjeve.

Po ashtu , sipas procedurave do të fillohet edhe me vizita të lira në lokale të veçanta. Nga kjo datë, SHKK do të lejojë edhe vizitën e avokatëve vetëm për personat e paraburgosur.

Shërbimi Korrektues i Kosovës do të vazhdojë bashkërendimin institucional me institucionet relevante të Republikës së Kosovës dhe do të mbajë të informuar opinionin publik rreth hapave në vazhdim.

Comment here