Drenica News

Lajmet e fundit nga rajoni dhe bota!

Lajme

Shkollat serbe në Kosovë mësimin nisin me 1 shtator

Dje Ministria e Arsmit e Kosovës ka njoftuar se ka marrë vendim për shtyerjen e mësimit deri më 14 shtator për  për shkak të situatës me Covid-19 në vend, mirëpo shkollat serbe në territorin e Kosovës nuk do t’i binden këtij vendimi dhe do të fillojnë mësimin me 1 shtator.


Shefja e Administrimit të Shkollave të Ministrisë së Arsimit të Serbisë për Kosovën Jasmina Dedic, ka thënë se viti i ri shkollor në zonat e banuara me serbë në Kosovë do të fillojë më 1 shtator dhe se gjithçka është gati për fillimin e misimit.

“Gjithçka do të varet akoma nga situata epidemiologjike në terren jo vetëm në Kosovë por edhe në vetë shkollat. Në çdo rast, mësimi online me siguri do të fillojë më 1 shtator, ne do të shohim nëse klasat do të kombinohen dhe si do të shkojë”, tha ajo për portalin Kosovo Online.

Ajo shtoi se drejtorët e shkollave morën udhëzime nga Ministri i Arsimit të Serbisë, Mladen Sharçeviq, që ata të mund të tregojnë autonomi në organizimin e mësimdhënies në shkollat ​​e tyre, dhe se do të veprojnë në përputhje me rrethanat.

Ndryshe, ditë më parë Qeveria e Kosovës ka miratuar Master-Planin e projektit për mësimin 2020. Dokumenti prezanton tre skenarë të ndryshëm, të mundshëm për organizimin e mësimit, sipas kushteve dhe situatave të ndryshme në institucionet e arsimit parauniversitar në Kosovë:

a) Organizimi i mësimit në shkolla – kërkon investime në pastërti, mirëmbajtje dhe dezinfektim të shkollave;

b) Mësimi i kombinuar (mësimi në shkolla dhe mësimi në distancë) – kërkon gjithashtu investim në pastërti, mirëmbajtje dhe dezinfektim. Kërkon angazhim e stafit ndihmës-rezervë duke përfshirë mësues, punëtorë teknik, mjek dhe psikolog. Ky opsion kërkon që njëkohësisht të zhvillohet edhe mësimi online.

c) Mësimi online dhe në distancë – ky opsion kërkon sigurimin dhe blerjen e pajisjeve teknologjike dhe zhvillimin e mësimit online

Comment here