Drenica News

Lajmet e fundit nga rajoni dhe bota!

Lajme

Shpend Ahmeti nuk ka realizuar as 20% të premtimeve

Janë publikuar të dhënat më të fundit për realizimin e premtimeve të dhëna gjatë fushatës lokale zgjedhore në vitin 2017.

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, tani anëtar i Partisë Social Demokrate (PSD) fushatën zgjedhore në vitin 2017 e kishte bërë si pjesë e Lëvizjes Vetëvendosje, ku qytetarëve të Prishtinës u ka dhënë 81 premtime.

Nga këto 81 premtime, Ahmeti ka realizuar vetëm 24 prej tyre, që i bie vetëm 19.43%.

Ndërsa 24 prej tyre nuk kanë filluar ende derisa ka mbetur edhe rreth një vit deri në përfundim të mandatit.

Nga 81 premtime të dhëna, gjysmë të përmbushura në Komunën e Prishtinës janë tetë premtime, ndërsa të filluara janë 25.

Comment here