Drenica News

Lajmet e fundit nga rajoni dhe bota!

Lajme

SHSKUK tregon sa pacientë me koronavirus po trajtohen në QKUK

Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (SHSKUK) ka njoftuar të martën se në institucionet publike shëndetësore në Kosovë, janë duke u trajtuar 432 pacientë. Prej tyre, 338 janë të infektuar me koronavirus


Kjo u bë e ditur në raportin e SHSKUK’së ku mes tjerash thuhet se  8 pacientë janë në respiratorë, 27 janë duke u trajtuar me makinat e frymëmarrjes, CPAP, derisa 293 të tjerë janë në oksigjenoterapi.

Kosova ka gjithsej 700 shtretër në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës dhe në spitalet rajonale

Ndryshe, numri total i rasteve pozitive është 13.601 raste nga 51.669 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 533 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 197 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 9.792 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.276./

Comment here