Drenica News

Lajmet e fundit nga rajoni dhe bota!

Lajme

Skënder Hyseni deklarohet për partinë e Vjosa Osmanit: Thotë se kjo është gjëja e fundit që i bie ndërmend

Anëtari i Kryesisë së Lidhjen Demokratike të Kosovës, Skender Hysni ka injoruar tërësisht deklaratën e kryetares së Kuvendit, Vjosa Osmani, se do të largohet nga kjo parti.


Hyseni, thotë se gjëja e fundit që atij i shkon ndër mend është të komentojë largimin e Vjosa Osmanit.

“Gjëja e fundit që më shkon ndër mend me komentu është kjo çështje”, tha Hyseni

Menjëherë pas deklaratës së Osmanit se do të largohet nga LDK, kanë ardhur reagimet nga zyrtarët më të lartë të Lidhjes Demokratike.

Nënkryetari i parë, Agim Veliu, ka thënë se Vjosa Osmani që një kohë të gjatë ka punuar kundër LDK-së, duke shtuar se ajo nuk do mund ta ndajë këtë parti.

Kurse nënkryetari tjetër Haki Rugova, i ka thënë Vjosa Osmanit “rruga e mbarë të qoftë”.

Comment here