Drenica News

Lajmet e fundit nga rajoni dhe bota!

Lajme

Specialja bastis zyret e OVL UÇK-së

Një pako me 4 mijë dosje të Gjykatës Speciale ka arritur dje në zyret e Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Prishtinë.


Kryetari i OVL UÇK, Hysni Gucati, ka thënë se në këto dosje ka emra të dëshmitarëve

E një ditë më pas, në zyret e organizatës u panë hetues të Gjykatës Speciale, shkruan Reporteri.net.

Sipas gazetarit të Gazetës Online “Reporteri.net” i cili po qëndron në vendin e ngjarjes, ata hynë brenda zyreve dhe mbyllën dyert.

E më pas u panë edhe vetura të EULEX-it, në të cilat hynë zyrtarë të Speciales ose persona të autorizuar, të cilët për Reporterin konfirmuan se ‘vizita’ e tyre në OVL UÇK ishte pikërisht për dosjet të cilat mbajnë emrat e dëshmitarëve.

Deri më tani nuk dihet kush e solli pakon e djeshme, mirëpo brenda asaj pako kishte një letër në të cilën shkruante se gjatë ditëve në vijim do të arrijnë edhe 7 mijë dosje të tilla

Comment here