Drenica News

Lajmet e fundit nga rajoni dhe bota!

Lajme

Specialja edhe sot interviston Ali Ahmetin

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti do të intervistohet edhe sot nga Gjykata Speciale.


Intervistimi i Ahmetit sikurse gjatë së mërkurës, edhe gjatë së enjtes do të merret në pyetje nga Specialja në ambientet e EULEX-it në Prishtinë , duke filluar nga ora 9:30.

Kreu i BDI-së po merret në pyetje në cilësinë e dëshmitarit, ku këtë të mërkurë intervistimi i tij ka zgjatur për rreth tetë orë.

Ahmeti është një nga themeluesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) dhe ish-anëtar i Shtabit të Përgjithshëm.

Ndaj tij nuk ka pasur akuza konkrete, ndërsa më herët pati deklaruar se është i gatshëm të dëshmojë për luftën e pastër të UÇK-së.

Comment here