Drenica News

Lajmet e fundit nga rajoni dhe bota!

Lajme

Tahiri në Bruksel: Të liberalizohen vizat e të ketë njohje reciproke mes Kosovës dhe Serbisë

Zëvendëskryeministri i parë i Kosovës, Besnik Tahiri ka vazhduar edhe sot takimet e nivelit të lartë në Bruksel.


Përmes një njoftimi në Facebook, Tahiri ka bërë të ditur se atje është takuar me raportuesen për Kosovën në PE, Viola von Cramon-Taubadel, Ambasadorin Norvegjez në Belgjikë, z. Per Strand Sjaastad, Drejtorin e ri të Bankës Botërore për Kosovë, Massimiliano Paolucci si dhe shefin e Njësisë për Kosovën në Komisionin Evropian, z. David Cullen.

Tahiri ka thënë se në këto takime ka falëndetuar BE-në për ndihmën e dhënë teksa ka theksuar tri çështje kryesore.

Ky është postimi i tij i plotë:

Gjatë ditës së sotme, në Bruksel pata disa takime pune, atë me deputeten e Parlamentit Evropian, znj. Viola von Cramon-Taubadel, që njëherit është edhe raportuese pë Kosovën, Ambasadorin Norvegjez në Belgjikë, z. Per Strand Sjaastad, Drejtorin e ri të Bankës Botërore për Kosovë, Massimiliano Paolucci si dhe shefin e Njësisë për Kosovën në Komisionin Evropian, z. David Cullen.

Në këto katër takime falënderova BE-në për ndihmën e dhënë përgjatë viteve dhe theksova tri çështje kryesore:

1. Nevojën e përmbylljes sa më të shpejtë të procesit të liberalizimit të vizave;

2. Arritjen e marrëveshjes gjithëpërfshirëse në mes të Kosovës dhe Serbisë, e cila duhet të rezultojë me njohje reciproke dhe

3. Ndihma konkrete në menaxhimin e situatës së krijuar me COVID-19, për Pakon e rimëkëmbjes ekonomike dhe reformat në administratën shtetërore.

Comment here