Drenica News

Lajmet e fundit nga rajoni dhe bota!

Lajme

Takimi Hoti-Vucic: Familjarë te vëllezërve Bytyqi kanë një kërkesë

Familjarët e vëllezërve të vrarë Bytyqi presin që në takimin e Washingtonit midis kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vucic, të diskutohet zgjidhja e rastit të vrasjes së Agron, Yll dhe Mehmet Bytyqit


Kështu thanë sot vet ata përmes një komunikate për media, ku e quajten këtë takim historik.

“Një president që kryeson një takim midis Kosovës dhe Serbisë… është vërtet historike”, thuhet në një deklaratë dërguar mediave nga Fatos dhe Ilir Bytyqi, vëllezërit e tre të vrarëve.

“Duke i përfaqësuar amerikanët që janë viktimizuar jashtë vendit, presidenti Trump duhet ta ngrejë çështjen e vëllezërit Bytyqi”, thanë ata.

Ndryshe, vlen të theksohet se emisari i SHBA’së për dialogun Kosovë-Serbi pret më 4 shtator në Washington delegacionin e Prishtinës dhe atë të Beogradit, ku deri tani është thënë se do të bisedohet vetëm për çështje ekonomike.

Sidoqoftë, në publik është komentuar shumë thirrja e këtij takimi, ku u tha se në tavolinë mund të flitet edhe për çështje tjera.

Ndërkaq, disa media vendore nga burime të tyre kanë raportuar se në takim mund të marrë pjesë edhe presidenti amerikan, Donald Trump, mirëpo një gjë e tillë nuk është konfirmuar

Comment here