Drenica News

Lajmet e fundit nga rajoni dhe bota!

Lajme

Takimi i 2 shtatorit në Shtëpinë e Bardhë, Haradinaj paralajmëron konsulta me shqiptarët e Amerikës

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka shkruar se mirëpret ftesën e përfaqësuesve të shqiptarëve në Amerikë për një takim të përbashkët virtual me liderët e shtetit dhe partitë politike në Kosovë në prag të takimit të 2 shtatorit në mes të Kosovës dhe Serbisë në SHBA.


Këto komente, Haradinaj i ka bërë përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook.https://gjc.gjirafa.com/Home/IndexR?configId=5563-1&gjid=94879645&v=2.1&guid=079fe22e0c8146c79db982d48747c3b29b4cc536a03c4a408d679beca083a5e8

“Mirëpres ftesën e përfaqësuesve të anëtarëve të një spektri të gjerë të shqiptarëve në Amerikë për një takim interaktiv të përbashkët virtual me liderët e shtetit dhe partive parlamentare të Kosovës, në prag të takimit të 2 shtatorit në Shtëpinë e Bardhë”, ka thënë ai.

Ai shton se bashkërendimi dhe koordinimi në këtë kohë janë jetike për Kosovën.

“Bashkatdhetarët shqiptaro-amerikan kanë qenë dhe janë boshti i lidhjes sonë të fortë me Amerikën. Gëzimet e shqetësimet i kemi ndarë gjithmonë bashkë. Bashkërendimi dhe koordinimi strategjik, në këtë kohë udhëkryqi politik për Kosovën, si në kohërat më të vështira, është jetik. Vetëm të bashkuar dhe krah për krah me Amerikën, shqiptarët do të mund ta ruajnë dhe ta forcojnë Kosovën e 17 shkurtit”, tha kreu i AAK-së.

Comment here