Drenica News

Lajmet e fundit nga rajoni dhe bota!

Lajme

Takohen Zemaj e Haziri, flasin për prioritetet e qeverisjes së institucioneve qendrore e lokale

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka takuar sot kryetarin e Gjilanit, Lutfi Haziri. Zemaj ka thënë se në këtë takim është diskutuar për pandeminë.


Ministri Zemaj konsideron se pushteti lokal ka një rol të rëndësishëm për tejkalimin e gjendjes së krijuar nga pandemia.

“Në takim me kryetarin e Gjilanit dhe mikun tim, Lutfi Hazirin, diskutuam për prioritetet aktuale të qeverisjes së institucioneve qendrore e lokale, me fokus në pandemi.
Tërë energjitë tona janë të përqendruara për tejkalimin sa më të lehtë të kësaj situate, me sa më pak pasoja.
E falënderova z. Haziri për përkushtimin e tij gjatë pandemisë, bashkëpunimin, përkrahjen pa rezervë të vendimeve dhe zbatimin e masave, duke rikonfirmuar se pushteti lokal ka rol të rëndësishëm për tejkalimin e gjendjes”, ka shkruar ne rrjetin social facebook, ministri Zemaj.

Në takim me kryetarin e Gjilanit dhe mikun tim, Lutfi Hazirin, diskutuam për prioritetet aktuale të qeverisjes së…

Posted by Armend Zemaj on Friday, August 28, 2020

Comment here