Drenica News

Lajmet e fundit nga rajoni dhe bota!

Lajme

Temperaturat do të shkojnë deri në 35 gradë gjatë fundjavës në Kosovë

Gjatë fundjavës në Kosovë moti do të jetë kryesisht nxehtë dhe me diell. Temperaturat maksimale do të shkojnë deri në 35 gradë Celsius.

Por nga 1 shtatori temperaturat do të fillojnë të bien me mundësi për reshje shiu, njofton Prishtina Weather.

“Në fundjavë mot i nxehtë veror dhe kryesisht me diell. Temperaturat maksimale deri në 35C. Javën e ardhshme më freskët, mundësi për reshje lokale shiu. Në ditët e para të muajit shtator, kur dhe fillon stina e vjeshtës meteorologjike, fusha të presionit të ulët dhe masa më të freskëta ajrore sjellin vransira dhe rënie të ndjeshme të temperaturave përreth vlerave mesatare. Priten mundësi edhe për reshje të dobëta lokale shiu. Indeksi i rrezeve UV do të rritet në vlera shumë të larta, andaj orëve të mesdites rekomandohet t’i shmangemi qëndrimi më të gjatë në diell”, thuhet në njoftim.

Në fundjavë mot i nxehtë veror dhe kryesisht me diell. Temperaturat maksimale deri në 35C. Javën e ardhshme më…

Posted by Prishtina Weather on Friday, August 28, 2020

Comment here