Drenica News

Lajmet e fundit nga rajoni dhe bota!

Lajme

Tërhiqet Haradinaj, pas paralajmërimit për largim nga qeveria AAK pajtohet për nënshkrimin e marrëveshjes me Serbinë

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, pak para nënshkrimit të marrëveshjes Kosovë-Serbi në Shtëpinë e Bardhë me prezencën e presidentit Donald Trump, reagoi në Facebook duke shprehur mospajtim për marrëveshjen, e edhe duke bërë të ditur prishjen e koaliconit qeverisës. Por në momentet e fundit, Haradinaj pas një bisede me kryetarin e LDK’së Isa Mustafa, e edhe me ekipin e tij në Uashington, gjegjësisht ministrin e Drejtësisë Selim Selimi, është tërhequr nga insistimi i tij për mos nënshkrim të marrëveshjes, duke u pajtuar me të.


Haradinaj nuk ishte pajtuar me njërën nga pikat, e që kishte të bënte me atë për liqenin e Ujmanit, liqe i cili ndodhet në shumicën e tij në territorin e Kosovës, por që një pjesë më e vogël edhe në territorin e Serbisë

Liqeni i Ujmanit ka territor prej 11.9 kilometra katrorë, ku 9.2 km katrorë ndodhen në territorin e Kosovës, dhe 2.7 km katrorë në territorin e Serbisë. Pika e marrëveshjes për këtë liqe duket se lidhet me investime për energjinë. Ndërsa Haradinaj kishte kërkuar që kjo pikë të hiqet nga marrëveshja, gjë për të cilën nuk ishte bindur kryeministri Hoti i cili po ndodhet në Uashington.

“Fatkeqësisht situatën në dialog e vështirësoi njëra nga pikat e draft-marrëveshjes që flet për Ujmanin. Ne nuk e vlerësojmë që Serbia duhet të jetë palë për të ardhmen e Ujmanit. Jemi të hapur për Departamentin e Energjisë së Amerikës, por jo për një marrëveshje trepalëshe ku përfshihet edhe Serbia. Implikimet që mund të sjellë në të ardhmen, mund të jenë të pa përballueshme për Kosovën”, ka thënë Haradinaj.

Por më vonë pas bisedave me Isa Mustafën në Prishtinë e të deleguarin e AAK’së në Uashington Selim Selimi, Haradinaj ishte bindur për të u pajtuar me nënshkrimin e marrëveshjes me Serbinë, pasi ishte garantuar se ajo pikë nuk paraqet rrezik për Kosovën. 

Comment here