Drenica News

Lajmet e fundit nga rajoni dhe bota!

Lajme

Thaçi: Shqiptarët janë faktorë të vendimmarrjes dhe stabilitetit në Maqedoninë e Veriut

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka përshëndetur arrtjen e marrëveshjes së BDI dhe LSDM për formimin e qeverisë së re në Maqedoninë e Veriut,


Presidenti Thaçi ka thënë se shqiptarët janë faktor të vendimmarrjes atje.

“Shqiptarët janë faktor të vendimmarrjes dhe stabilitetit në Maqedoninë e Veriun dhe në tërë rajonin tonë”, ka shkruar Thaçi në Facebook.

Ky është reagimi i plotë:

E mirëpres arritjen e marrëveshjes për formimin e Qeverisë së re në shtetin tonë fqinj, Maqedoninë e Veriut. Partnerëve të koalicionit qeverisës u uroj suksese në përgjegjësitë e tyre institucionale dhe në përmbushjen e kësaj marrëveshjeje me perspektivë të qartë për të ardhmen e Maqedonisë së Veriut.

Shqiptarët janë faktorë të vendimmarrjes dhe stabilitetit në Maqedoninë e Veriut dhe në tërë rajonin tonë./

Comment here