Drenica News

Lajmet e fundit nga rajoni dhe bota!

Lajme

Thikat në harta, Vetëvendosje i kundërpërgjigjet Thaçit

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, ka reaguar ndaj deklarimeve të presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit, se duhet t’i kërkojnë falje popullit ata që thanë se do të ketë ‘thika’ mbi hartat e Kosovës në takimin e Uashingtonit, ku Kosova dhe Serbia nënshkruan marrëveshjen për normalizim ekonomik.

Haxhiu ka thënë se pyetjen për ‘thika e harta’, Thaçi duhet të ia bëjë vetes.

“Pyetjen për thika e harta presidenti është shumë vonë t’ia bëjë dikujt tjetër. Pyetja e tij është pyetje ekskluzivisht për veten, ani pse përgjigjen e dimë, madje të vërtetën. Tash pasi kjo gjë u vërtetua e stërvërtetua nga vetë Grenell e Bolton nuk ka pse i bën pyetjet përgjigjet e së cilave i kemi të mirënjohura”, ka shkruar jo në Facebook

“Përtej kësaj, edhe para përgjigjeve të zyrtarëve amerikan kemi deklaratat e vet presidentit, nga deklarata në forumin e Alpbach në Austri, ku deklaronte se është i gatshëm edhe për marrëveshje ku përfshihen lëvizjet e kufijve, e deri te quajtja e veriut të vendit dhuratë e Rankoviqit, s’janë asgjë tjetër pos përpjekje me thika mbi hartën e Kosovës”, përfundon Haxhiu.

Comment here