Drenica News

Lajmet e fundit nga rajoni dhe bota!

Lajme

Time Kadrijaj, infektohet dhe shërohet nga COVID-19

Deputetja e AAK-së, Time Kadriaj është infektuar dhe shëruar nga Covid 19, e gjitha kjo ka ndodhur brenda një periudhe 3 javore.


Kadriaj ka thënë se gjatë kësaj kohe ka qëndruar e izoluar dhe se testi i fundit ka treguar se ajo ka qenë pozitive ndaj koronavirusit.

“Para tre javësh kisha disa simptona dhe shqetësime shëndetësore dhe si zakonisht në këtë periudhë menjëherë mendja na shkon tek virusi Covid 19.
Menjëherë jam konsultuar me Dr. Sali Ahmetaj, i cili më udhëzoi të bëj testin për Covid 19.
Pas rezultateve të testit rezultova negativ, por qëndrova në vetizolim për shkak të simptomave që kisha, dhe jam trajtuar me terapi”, ka thënë ajo.

Deputetja ka thënë se gjatë kësaj periudhe ka qenë në kontakt me Dr.Sali Ahmetin,Dr.Haxhi Ibishin dhe shumë kolegë të tjerë e cila është trajtuar sipas udhëzieve dhe rekomandimeve të tyre.

Në veçanti ka falenderuar Drejtorin dhe Stafin e QKMF-së në Deçan për organizimin dhe për trajtimin e pacientëve të infektuar dhe të dyshuar me Covid-19, duke i’u ofruar shërbime nëpër shtëpi.

“Kjo formë e organizimit duhet të jetë model edhe për komunat e tjera.
Tash pas kaq ditësh izolim e trajtim e përsërita testin serologjik dhe aty u konfirmua qe kam qenë pozitiv me Covid-19.
Tani jam plotësisht e shëruar dhe kam një apel për të gjithë: Mos e neglizhoni po trajtohuni në mënyrë që sa më lehtë t’a kaloni këtë sëmundje.
Mbroni veten dhe të tjerët, respektoni udhëzimet dhe rekomandimet e IKSHP-së” shkruan Time Kadriaj në Facebook

Comment here