Drenica News

Lajmet e fundit nga rajoni dhe bota!

Lajme

UNICEF do të mbështesë Kosovën me 30 tonë materiale shëndetësore

UNICEF-i në do të mbështesë Kosovën me 30 tonë materiale shëndetësore.


Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, derisa shpërndau maska falas në qytetin e Podujevës, njoftoi për një mbështetje të re nga UNICEF me mbi 30 ton material me pajisje mbrojtëse profesionale.

Në këtë aktivitet bashkë me Zemajn ishte edhe ministrja e Kulturës Vlora Dumoshi dhe nënkryetari i komunës, Nexhmi Rudarin.

“Shpërndarja e maskave gjatë ditës në qytetin e Podujevës bashkë me të rinjtë e organizatës Pen është pjesë e projektit të radhës, “Be with us”, projekt ky i mbështetur edhe nga Ambasada e Japonisë në Kosovë dhe UNICEF”.

Ky është njoftimi i plotë i ministrit:

Shpërndarja e maskave gjatë ditës në qyetin e Podujevës bashkë me të rinjët e organizatës Pen është pjesë e projektit të rradhës, “Be with us”, projekt ky i mbështetur edhe nga Ambasada e Japonisë në Kosovë dhe UNICEF.

Si ministër i Shëndetësisë dua ti falendroj edhe një herë sot z. Murat Sahin – drejtor i UNICEF, z. Mitsunori Ogasawara – ambasador i Japonisë por edhe gjithë donatorët tjerë që po e mbëstesin Kosovën në këtë rrugëtim.

Tashmë kemi të konfirmuar se shumë shpejt do të marrin edhe një mbështetje tjetër nga UNICEF e që ka të bëjë me pajisje mbrojtëse profesionale me mbi 30 tonë si dhe nga Japonia ndihmën e rradhës me medikamente për Sars Covid 19.

Gjatë aktivitetit të sotëm ishim të shoqëruar edhe nga ministrja e Kulturës Vlora Dumoshi, nënkryetari i Podujevës Nexhmi Rudarin si dhe Bujar Fejzullahun drejtor i PEN.

Vendosni maska!
Mbani higjienën!
Ruajeni distancën sociale dhe fizike!/

Comment here