Drenica News

Lajmet e fundit nga rajoni dhe bota!

Lajme

Vazhdojnë aksionet për eleminimin e deponive ilegale të mbeturinave në Skenderaj, Jashari ka një thirrje për qytetarët


Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari ka thënë se po bëjnë aksione të vazhdueshme për eliminimin e deponive ilegale të mbeturinave, për të krijuar një mjedis të pastër për të gjithë.

Përmes një postimi në Facebook, Jashari tha se Drejtoria e Shërbimeve Publike pas eliminimit të 106 deponive ilegale muaj më parë, gjatë javës së kaluar ka larguar edhe 2 deponi të tjera.

“Të dashur qytetarë, kërkoj nga të gjithë ju që të mbrojmë mjedisin dhe kështu të dëshmojmë që ne e duam vendin tonë, atdheun tonë, për të cilin u sakrifikuan gjenerata të tëra. Jemi në rrugë të mbarë, së bashku për të ndërtuar një qytet të zhvilluar dhe të pastër, një komunë që kujdeset për natyrën, sepse duke u kujdesur për natyrën, ne kujdesemi për shëndetin tonë. Aplikimi i gjobave kundër atyre që ndotin mjedisin nuk është dëshirë e jona, por nganjëherë mjet i domosdoshëm i vetëdijesimit qytetar. Andaj, të dashur qytetarë, mos hidhni mbeturina jashtë vendeve të caktuara dhe lajmëroni tek organet komunale të gjithë ata që ndotin mjedisin. Bashkë për Skenderajn tonë”, ka shkruar ai

Comment here