Drenica News

Lajmet e fundit nga rajoni dhe bota!

Lajme

Veseli mbledh rreth 50 persona në Has, shumica prej tyre pa maska e distancë

Kreu i PDK-së, Kadri Veseli, ka vizituar sot banorët e fshatrave Nikoliq, Vlahën e Has.

Në disa fotografi të publikura nga Veseli shihen rreth 50 persona, numri më i madh i të cilëve nuk kanë respektuar masat për mbajtjen e maskës dhe distancës, shkruan Gazeta Sinjali.

Veseli siç duket njërin rekomandim të IKSHPK-së po e zbaton, duke bartur maskë, por jo edhe distancën.

Gjatë kësaj vizite, u zbuluan pllakat përkujtimore në kullat e shtëpisë së Sali Jahut në Nikoliq dhe atë të Alush Gradicës në Vlahën.

Me vendim të Qeverisë ndalohet tubimi i më shumë se 5 personave, si dhe dënohen të gjithë ata që nuk bartin maskë.

Çdoherë kënaqësi e nder i veçantë të jesh mes banorëve të fshatrave Nikoliq e Vlahën dhe të Hasit në…

Posted by Kadri Veseli on Sunday, September 6, 2020

Comment here