Drenica News

Lajmet e fundit nga rajoni dhe bota!

Lajme

Vetëm 2.78 përqind e popullsisë së Kosovës është testuar për COVID-19

Prej fillimit të pandemisë në Kosovë ku me 13 mars janë regjistruar dy rastet e para deri me sot janë testuar 50 mijë e 683 raste të dyshimta me virusin SARS-CoV-2.


Deri më tani janë testuar vetëm 2,78% e popullsisë nga 1.8 milion banorë, sipas regjistrimit të fundit në vitin 2012.

Nga 50 mijë e 683 raste të dyshimta, numri total i rasteve pozitive që nga fillimi i pandemisë është 13,334 ku janë shëruar 9,473 persona dhe janë regjistruar 516 vdekje ndërsa raste aktive vazhdojnë të mbesin edhe 3,345 raste.

Vetëm gjatë muajit gusht në Kosovë janë regjistruar 5 mijë e raste me COVID-19.

Krahasuar me vendet fqinje, vetëm Serbia dhe Maqedonia e Veriut kanë shifra më të larta me raste të të infektuarve dhe me numër të vdekjeve. Deri me tani  Serbia ka 31 mijë e 282 raste pozitive që nga fillimi i pandemisë dhe ka regjistruar 710 vdekje.

Maqedonia e Veriut deri më tani ka 14 mijë e 293 raste të të infektuarve dhe 596 humbje jetësh.

Mali i Zi e ka numrin më të ulët me raste të konfirmuara me vetëm katër mijë e 777 raste pozitive dhe me vetëm 96 vdekje, ndërsa Shqipëria që nga fillimi i pandemisë ka regjistruar nëntë mijë e 279 raste pozitive dhe 275 vdekje.

Comment here