Drenica News

Lajmet e fundit nga rajoni dhe bota!

Lajme

Vetëvendosje insiston se kishte thika mbi hartën e Kosovës

Presidenti Hashim Thaçi në një konferencë për media tha sot se u vërtetua se në Shtëpinë e Bardhë nuk ka pasur, thika, harta e as ndarje të Kosovës.


Thaçi duke aluduar në kreun e VV-së, Albin Kurti, tha se ata që kanë mashtruar popullin me konspiracione të tilla duhet të kërkojnë falje publike

Ndaj kësaj deklarate të Thaçit ka reaguar ish-ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, e cila thotë se pyetjen për thika e harta presidenti është shumë vonë t’ja bëjë dikujt tjetër.

Ajo thotë se deklarata e Thaçit në forumin e Alpbach në Austri, ku deklaronte se është i gatshëm edhe për marrëveshje ku përfshihen lëvizjet e kufijve, e deri te quajtja e veriut të vendit dhuratë e Rankoviqit, s’janë asgjë tjetër pos përpjekje me thika mbi hartën e Kosovës, shkruan Reporteri.net.

Postimi i saj:

Pyetjen për thika e harta presidenti është shumë vonë t’ja bëjë dikujt tjetër. Pyetja e tij është pyetje ekskluzivisht për vetën, anipse përgjigjen e dijmë, madje të vërtetën.

Tash pasi kjo gjë u vërtetua e stërvërtetua nga vet Grenell e Bolton nuk ka pse i bën pyetjet përgjigjet e së cilave i kemi të mirënjohura.

Përtej kësaj, edhe para përgjigjeve të zyrtarëve amerikan kemi deklaratat e vet presidentit, nga deklarata në forumin e Alpbach në Austri, ku deklaronte se është i gatshëm edhe për marrëveshje ku përfshihen lëvizjet e kufijve, e deri te quajtja e veriut të vendit dhuratë e Rankoviqit, s’janë asgjë tjetër pos përpjekje me thika mbi hartën e Kosovës.

Pyetjen për thika e harta presidenti është shumë vonë t’ja bëjë dikujt tjetër. Pyetja e tij është pyetje ekskluzivisht…

Posted by Albulena Haxhiu on Monday, September 7, 2020

Comment here