Drenica News

Lajmet e fundit nga rajoni dhe bota!

Lajme

Viti 2000: Kur gazetari Sylejman Gashi kishte bërë bashkë për herë të parë në emision Thaçin dhe Rugovën

Sot ka ndërruar jetë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës gazetari i njohur kosovar, Sylejman Gashi që për disa vite ishte në gjendje të rëndë shëndetësore.


Gashi që ka punuar për shumë vite si gazetar, një vit pas çlirimit të Kosovës kishte intervistuar në Radio Televizionin e Kosovës, Kryeadministratorin e UNMIK’ut, Bernand Kouchner, ish’presidentin Ibrahim Rugova dhe atëherë kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Hashim Thaçin.

Emisioni i drejtpërdrejtë është udhëhequr nga gazetari Gashi derisa pos tre mysafirëve, në studio kishte qenë edhe atëherë kryeredaktori i RTK’së, Avni Spahiu.

Kjo ishte hera e parë që përfaqësuesit e atëhershëm shqiptar të Këshillit të përkohshëm administrativ ishin paraqitur bashkë në një debat televiziv.

Në këtë debat flitet për sfidat e vitit të parë të çlirimit të Kosovës, punën që ishte bërë dhe projektet që priteshin të realizoheshin.

Comment here