Drenica News

Lajmet e fundit nga rajoni dhe bota!

Lajme

Vjen reagimi i Ramush Haradinajt pasi bashkëpartiaku i tij u ftua nga Gjykata Speciale

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka reaguar ndaj ftesës së Gjykatës Speciale që ia bëri deputetit Haxhi Shala.


Haradinaj ka shkruar, “Thirrja që iu bë nga Gjykata Speciale, pikërisht në përvjetorin e bashkëluftëtarëve të tij të afërt, është një sfidë që ai do e kalojë ashtu siç i ka kaluar të gjitha sfidat e tjera gjatë jetës së tij”.

Tutje ai ka thënë se angazhimi i tij në funksion të lirisë, paqes, shtetit ligjor e mirëqenies së qytetarëve është për tu marrë shembull

“Haxhi Shala u kthye nga mërgimi në përgjigjje të thirrjes së Atdheut. Angazhimi i tij në funksion të lirisë, paqes, shtetit ligjor e mirëqenies së qytetarëve është për tu marrë shembull. Haxhiu ende është në pritje të drejtësisë për familjarët e tij, që u vranë mizorisht nga forcat serbe. Thirrja që iu bë nga Gjykata Speciale, pikërisht në përvjetorin e bashkëluftëtarëve të tij të afërt, është një sfidë që ai do e kalojë ashtu siç i ka kaluar të gjitha sfidat e tjera gjatë jetës së tij”, ka shkruar Haradinaj.

Comment here