Drenica News

Lajmet e fundit nga rajoni dhe bota!

Lajme

Vjosa Osmani: Hoti është arrogant, s’e di as çfarë flet

Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani nuk është në dijeni se çfarë do të diskutohet në Bruksel. Por ka thënë se atje nuk duhet të diskutohen çështjet e sovranitetit të vendit.


“Delegacioni atje e din se disa tema nuk do të diskutohen, siç nuk munden të diskutojnë për çështje që ka të bëjë për sovranitetin e vendit që ka të bëjë me territorin e vendit dhe asesi nuk guxojnë të rrezikojnë funksionalitetin e brendshëm të Kosovës”.

“Prandaj këto janë vija të qarta të kuqe dhe kushdo qoftë e ka për obligim t’i respektojë. Kurse sa i përket temave specifike meqenëse nuk kemi njoftim zyrtar si Kuvend se cilat do jenë temat është vështirë të përgjigjem për pritshmërinë”, tha Osmani

Osmani ka folur edhe për marrëveshjet e arritura në ShBA, duke shtuar se më shumë janë dhënë zotime.

“S’kam çfarë them më shumë se atë që e kam deklaruar për atë marrëveshje apo zotim mes palëve, megjithatë ato çfarë i kamë thënë nuk kam çfarë të deklaroj më shumë”, tha ajo.

Osmani foli edhe për deklaratat e kryeministrit Avdullah Hotit, i cili ka thënë se ajo do të pendohet për veprimet e saj. Ajo e ka quajtura arrogant kryeministrin Avdullah Hoti, raporton EO.

“Zotri Hoti nuk e di çfarë flet dhe kjo qasja arrogante e tij është për te ardhur keq siç është një kryeministër vendit dhe nëse i kthehemi mbrapa historisë do ta shihni sesa herë kam qenë kundër një gjëje, zotri Hotit dhe shokëve të tij iu janë dashur gjashtë vite dhe pastaj kamë ardhur aty ku kam qenë unë”.

“Kur unë e kritikoja koalicionin me PDK ata e përkrahnin pastaj erdhën të fjalët e mia, unë e kritikoja zgjedhjen e presidentit ata e përkrahnin dhe pastaj erdhën të fjalët e mia”, tha Osmani.

Comment here