Drenica News

Lajmet e fundit nga rajoni dhe bota!

Lajme

Vjosa Osmani kështu i përgjigjet Grenellit

Kryeparlamentarja, Vjosa Osmani, i ka reaguar, Emisarit Special për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, i cili i tha Osmanit se vetëm ankoheni dhe nuk jepni asnjë ide.


Osmani në një postim në Twitter kishte shkruar se Kosova nuk përfitoi ato çfarë është dashur, përfshirë edhe njohjen reciproke me Serbinë, çka shkaktoj pakënaqësi tek Richard Grenell, i cili i reagoj menjëherë Osmanit.

Ai i bëri replikë Osmanit, duke thënë se dini vetëm të ankoheni dhe s’keni ngritur asnjë shqetësim të vetëm e as nuk keni dhënë asnjë ide të vetme, por vetëm ankoheni

Tutje, Grenell ka vazhduar duke thënë se me simbolikë nuk mund të paguhen shpenzimet e përditshme, qiraja e ushqimi. Në këtë kontekst, ai ka folur edhe për liqenin e Ujmanit.

Ndërsa nuk ka shkuar gjatë, dhe Osmani i është kundërpërgjigjur Grenellit, duke thënë se njohja e Kosovës nga Serbia nuk është simbolikë.

Osmani ka shkruar se simbolika s’mund të krijojë vende pune, por se një gjë të tillë s’mund ta bëjnë siç u shpreh ajo “as politikanët e korruptuar”.

“Pajtohem. Simbolika nuk krijon vende pune. Por as politikanët e korruptuar në Kosovë s’mund ta bëjnë këtë, politikanët që kanë udhëhequr me shtetin dhe kanë shkatërruar ekonominë për 20 vite”, i është përgjigjur ajo Grenellit.

“Njohja e Kosovës nga Serbia nuk është simbolikë. Është njohje e një realiteti që SHBA-të ishin të parat ta bënin një gjë të tillë. Ta thërrasësh projektin tonë të përbashkët një “simbolikë”, minimozon investimet bipartizane të SHBA-ve në Kosovë. Dhe jo, ne nuk luftuam me Serbinë për fjalë, mbiemra apo simbolika, por luftuam për liri, luftuam kundër gjenocidit. Dialogu i Kosovës nuk ishte transparent. Ata thanë se do të marrin njohje reciproke me Serbinë. Ata duhet të marrin përgjegjësi për çka premtuan”, ka shkruar ajo./

Comment here