Drenica News

Lajmet e fundit nga rajoni dhe bota!

Lajme

Vucic: Do të respektojmë atë që e nënshkruam në Shtëpinë e Bardhë, Putin e Lavrov më kërkuan falje

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vucic, tha se ka arritur të hyjë aty ku e kishin të ndaluar deri tani duke ju referuar Shtëpisë së Bardhë, e shtoi se Serbia u trajtua me respekt në SHBA dhe është theksuar si partner i rëndësishëm. Ai shtoi se nuk ka asgjë që e pengon Serbinë të respektoj këtë marrëveshje.


“Nuk jam budalla që të shoh se nuk ka lidhje me çështje të SHBA’së, por ndaj Serbisë u tregua respekt” tha Vucic në emisionin ‘Intervju’ në televizionin publik të Serbisë, RTS.

“Kam paralajmëruar para udhëtimit në Washington se do të ketë befasi, pasi shërbimet tona gjetën informacion se do të ketë pika që nuk kanë të bëjnë me ekonominë” tha Vucic, duke provuar të shpjegoj kontekstin në të cilën u nënshkrua në Washington.

Vucic u arsyetua më tej rreth kritikave të qëndrimit gjoja neutral derisa ulet në shumë karrige.

“Po dëgjoj tash tre vite- jo, nuk mundeni të uleni në dy karrige, ndërsa unë thosha që Serbia ulet në të sajën. Sot keni më shumë se katër karrige – BE plus Gjermani, SHBA, keni Kinën e Rusinë, por edhe lojtarë të mëdhenj rajonal, në tonin është Turqia” tha Vucic.

Kritikoi ca BE’në derisa lavdëroi SHBA’në për kur tha se rruga europiane e Serbisë nuk është aspak e lehtë.

Është me rëndësi që BE’ja të kuptoj një gjë që është me rëndësi që të arrihet kompromis, e jo vetëm të realizohen synimet e unionit dhe disa shteteve të BE’së e Serbia të poshtërohet e të mbështetet për muri, u ankua Vucic.

Nuk po mund të marrim as premtim se Serbia do të mund të bëhet anëtar i BE’së, siç ishte rasti me Rumaninë dhe Bullgarinë, theksoi Vucic.

Ai shtoi se dy politikanët nga Rusia, si Presidenti Putin dhe Ministri Lavrov, që nuk janë të njohur t’i kenë kërkuar falje dikujt, atij i kërkuan falje për deklarata e Zakharovas që e kishte ofenduar atë në rrjetet sociale për takimin në Washington, duke shtuar se ata e kishin siguruar se pas deklaratave të saj nuk qëndron Rusia.

Vucic tha se disa liderë të fuqive botërore i shtruan pyetjen rreth mosrespektimit të Rezolutës 478 të Këshillit të Sigurimit të OKB’së që ndalon hapjen e përfaqësive diplomatike në Jerusalem, duke i tronditur dy prej tyre sipas tij.

“Ju thash atyre ‘Ma thoni kur ta kem shkelur, e para saj ju pyes ju se çfarë keni shkelur ju ‘ Rezolutën 1244. Dy prej tyre ishin të tronditur, e më sugjeruan të takohemi së shpejti” tha Vucic.

Vucic është zotuar në Washington, në kuadër të normalizimit të marrëdhënieve ekonomike me Kosovën, që Serbia të transferoj ambasadën nga Tel Aviv në Jerusalem deri 1 qershor të vitit 2021. Kosova është zotuar për njohje të ndërsjellë me Izraelin.

Ai shtoi se ai ka ndërmend të presë zhvillimin e ngjarjeve së pari mes Kosovës dhe Izraelit dhe shtoi se asgjë nuk e pengon dhe nuk varet nga asgjë bartja e ambasadës serbe në Jerusalem. Vucic tregoi se ai të premten do të bisedoj me kryeministrin izraelit Netanyahu.

Ai e cilësoi se në thelb Serbia në Washington ka  nënshkruar “letër të synimeve” dhe shtoi se Serbia do t’i respektoj zotimet që bëri në Shtëpinë e Bardhë, vetëm nëse shqiptarët nuk i respektojnë zotimet e tyre.

“Ne ndoshta nuk detyrohemi të respektojmë ato detyrime, por respekti në bashkësinë ndërkombëtare arrihet duke respektuar ato që nënshkruani” tha Vucic. Shtoi se ‘Serbia kërkon minimumin e respektit dhe kompromisit’.

Vucic komentoi edhe ato që janë vlerësuar si kufizime e të bërit biznes me Kinën e Rusinë duke thënë se në dokument nuk ceket askund as asnjëri prej këtyre shteteve, duke shtuar se kompanitë amerikane nuk do të kenë përparësi në Serbi por do të kenë rastin të konkurrojnë si të tjerët.

Ai komentoi edhe rastin e nënshkrimit të marrëveshjes së koalicionit të qeverisë së re në Mal të Zi, Vucic tha se as nuk ka pritur që qeveria e re të tërheqë pranimin e Kosovë apo të sjellë vendimin për daljen nga NATO.

“E dija që këto janë tregime boshe” tha Vucic.

Comment here