Drenica News

Lajmet e fundit nga rajoni dhe bota!

Lajme

Vucic për acarimin e raporteve: Mjafton që amerikanët të thonë po largohemi nga Kosova

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vucic është deklaruar në lidhje me acarimin e raporteve Kosovë-SHBA të disa liderëve kosovarë.


Acarimi i raporteve të kryeparlamentares Vjosa Osmani dhe liderit të VV’së, Albin Kurti me Emisarin Richard Grenell ka bërë jehonë edhe në Serbi.

Edhe vet Vucic është deklaruar në lidhje me këtë duke folur tërthorazi se çfarë ndodh nëse Amerika bën tërheqjen e trupave nga Kosova.

Presidenti serb ka thënë mjafton që forcat e Amerikës të tërhiqen nga Kosova dhe shqiptarët do të bien për gjithçka dakord, duke nënkuptuar se do përdorte edhe forcën dhe ndërhyrjen ushtarake në Kosovë.

“Mjafton që ata të thonë – ne do të tërheqim forcat tona nga Kosova dhe ata (shqiptarët) do të bien dakord për gjithçka”, tha Vucic në RTS, i cili është televizioni publik serb.

Tutje Vucic ka deklaruar se në SHBA nuk ka mundur të fle kur ka parë amerikanët se çfarë po kërkonin dhe sa dokumentin i kanë sjellë në tavolinë për Kosovën.

Comment here