Drenica News

Lajmet e fundit nga rajoni dhe bota!

Lajme

Vucic për takimin në Washington: Do të jetë një natë e furishme

Presidenti i Serbisë Aleksanadr Vucic ka thënë se takimi  në Washtington me kryeministrin e Kosovës Avdullah Hotin do të jetë një takim i furishëm dhe shumë produktiv, ani pse ka thënë se nuk e di cila do të jetë agjenda e plotë


Vucic tha se po bëhen përgatitje për takim dhe se nuk e tepron nëse thotë se Beogradi është dhjetë herë më i gatshëm se Prishtina.

“Beogradi është dhjetë herë më i gatshëm se Prishtina. E them këtë dhe e di që nuk jam duke e tepruar, sepse ashtu është. Punojmë çdo ditë. Përgatitemi gjatë gjithë ditës”, tha Vucic për Radio-Televizionin e Serbisë

Ai tha se prania e mundshme e presidentit amerikan, Donald Trump, në takim, tregon se disa ide janë të mundshme.

“Mund t’iu them njerëzve në Serbi se nuk kam asnjë dyshim se për delegacionin që unë drejtoj dhe për të gjithë ne do të jetë një natë e furishme, jo e lehtë, por ne e dimë detyrën tonë. Serbia është më e rëndësishmja, pavarësisht të gjitha sfidave”, shtoi ai.

Kutojmë, që takimi ndërmjet liderëve të Kosovës dhe Serbisë në Washington, do të mbahet me 4 shtator.

Takimi në Shtëpinë e Bardhë ishte planifikuar fillimisht për 27 qershor, por planet dështuan për shkak se Zyra e Prokurorit të Specializuar me seli në Hagë publikoi njoftimin për ngritjen e akuzave ende të pakonfirmuara ndaj presidentit të Kosovës Hashim Thaçi dhe kryetarit të PDK-së Kadri Veseli, si të dyshuar për krime kundër njerëzimit dhe krime lufte.

Ndërkaq, 16 korrik, kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti dhe presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç zhvilluan takimin e parë pas 20 muajsh të ndërmjetësuar nga Bashkimi Europian.

Të dy udhëheqësit diskutuan për çështjen e personave të zhdukur gjatë luftës, zhvillimin ekonomik dhe me pajtimin që të vazhdojnë bisedimet me 7 shtator.

Comment here