Drenica News

Lajmet e fundit nga rajoni dhe bota!

Lajme

Vuçiq para takimit në Washington nesër viziton Ujmanin

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, në prag të takimit të nivelit teknik të Brukselit dhe në prag të takimit të 4 shtatorit në Washington ka “provokuar” pasi ka treguar se nesër gjatë ditës do të vizitojë liqenin e Ujmanit.


Vuçiq ka thënë se nuk pret që të ketë problem vizita e nesërme.

“Në përputhje me letrat që i kemi dërguar EULEX-it dhe KFOR-it dhe autoriteteve të Prishtinës, unë do të shkoj në Ujman nesër. Unë pres, natyrisht që gjithçka të shkojë pa probleme”, ka thënë Vuçiq.

Vuçiq edhe në shtator të vitit 2018 kishte vizituar Liqenin e Ujmanit, ku ishte pritur nga ambiente të dekoruara me flamurin serb, i cili ishte vendosur në rrugë dhe në digën e liqenit.

Vuçiq nuk kishte ngurruar që Liqenin e Ujmanit ta konsideronte si një pasuri ekonomike të Serbisë, shkruan Reporteri.net.

Ndaj vizitës së tij atë kohë ishte bërë shumë zhurmë

Enver Hoxhaj, që ishte zv.kryeministër i Kosovës, kishte thënë se vizita e Vuçiq në Liqenin e Ujmanit (Gazivodës), është e njëjtë me vizitën që kishte bërë më 1989, presidenti i atëhershëm serb, Sllobodan Millosheviq në Gazimestan.

Comment here