Drenica News

Lajmet e fundit nga rajoni dhe bota!

Lajme

VV kundër takimit të 4 shtatorit në SHBA: Këto që do të ndodhin javët që po vijnë janë fatale

Lëvizja Vetëvendosje ka thënë se nuk duhet të shkohet në fazën përmbyllese të dialogut Kosovë-Serbi pa ardhur në pushtet një qeveri, siç e quajnë ata, legjitime, teksa thonë se javët e ardhshme mund të jenë me pasoja të mëdha për vendin, duke aluduar kështu në takimin e 4 shtatorit në SHBA.


Kështu deklaroi zyrtari i lartë i kësaj partie, Glauk Konjufca, i cili tha se pa u zgjedhur përfaqësuesit e rinj në vend, takimet do të jenë vetëm eksperimente, që sipas tij po bëhen shumë shpejt.

“Nuk duhet të shkohet në fazën përmbyllese të dialogut me Serbinë. Sepse besojmë që nuk duhet të bëhet kjo pa një qeveri legjitime. Pa u mbajtur zgjedhjet e reja në Kosovë që do t’ia jepnin përfaqësuesin e vërtetë përfaqësuesit të popullit, këto të gjitha mund të jenë jo vetëm eksperimente që po bëhen shuëm shpejt, këto javët që po vijnë.”, tha ai.

Konjufca ndër të tjera shtoi se takimet me palën serbe, duke aluduar në atë të 4 shtatorit në Washington, mund të jenë me pasoja fatale e të parikuperueshme për shtetin e Kosovës.

Vlen të theksohet se liderët kosovarë dhe ata serbë javën e parë të shtatorit do të udhëtojnë për në SHBA, ku pritet të takohen dhe të diskutojnë nën ndërmjetësimin e diplomatëve e zyrtarëve të lartë amerikanë.

Takimi është thirrur nga emisari Richard Grenell dhe këshilltari i Sigurisë Kombëtare, Rober O’Brien, teksa është përfolur se mund të marrë pjesë edhe presidenti Donald Trump.

Ndryshe, deri tani është raportuar se në takim do të diskutohet vetëm për çështje ekonomike mes dy vendeve.

Comment here