Drenica News

Lajmet e fundit nga rajoni dhe bota!

Lajme

Zëdhënsja e Speciales për Kosovën, Grip: Gjykata nuk publikoi vendime për aktakuzat e para për UÇK’në

Zëdhenësja e Dhomave të Specializuara të Hagës për Kosovën Angela Grip, ka reaguar pas skadimit të afatit gjashtëmujor për konfirmimin e aktakuzave të para të Prokurorisë së Specializuar të Hagës, ku treguar se fillimisht gjykata nuk i ka publiuar aktakuzat e para për UÇK’në, dhe ndër të tjerash ka sqaruar se gjykatësi mund të urdhëroj mos deklarimin e përkohshëm të dokumentit për arsye sigurie ose të parandaloj shkeljen e procedurës,


Afati gjashtëmujor për konfirmimin e aktakuzave të para të Prokurorisë së Specializuar të Kosovës  skadoi të hënën, por mbetet e panjohur se çfarë vendimi u mor mbi ta nga gjykatësi i procedurës paraprake përgjegjës për shqyrtimin e tyre.

Ndërsa Abgela Grip ka thënë se sipas nenit 88 gjykatësi mund të mosdeklarojë dokumentin për arsye sigurie.

“Sipas nenin 88 të Rregullores së Punës së gjykatës, gjykatësi mund të urdhëroj mos deklarimin e përkohshëm të dokumentit për arsye sigurie ose të parandaloj shkeljen e procedurës. Megjithatë aktakuza duhet të konfirmohet më së voni me paraqitjen e parë të të akuzuarit në gjykatë”, ka thënë Angela Grip, zëdhënëse e Dhomave të Specializuara të Kosovës.

Sipas saj në çdo rast, aktakuza e konfirmuar duhet të zbulohet më së voni në kohën e paraqitjes së parë të të akuzuarit në gjykatë. Nëse aktakuza konfirmohet dhe shpaloset për publikun, fillon faza e procedurës paraprake në të cilën gjyqtari përgatit çështjen për gjykim.

Deri tani, më shumë se 100 ish-pjesëtarë të UÇK’së deri më tani kanë marrë thirrje për marrje në pyetje në Hagë. Hetuesit biseduan me rreth 1.000 dëshmitarë. Ndërsa me 24 prill Gjykata ngriti propozim aktakuzë edhe ndaj presidentit Hashim Thaçi, Kadri Veselit dhe disa tjerëve me 100 akuza për krime ndaj njerëzimit.

Afati i fundit për konfirmimin e kësaj aktakuze skadon në 24 tetor.

Pasi aktakuza u paraqit në gjykatë për konfirmim, Thaçi shkoi në Hagë në fillim të korrikut

Comment here