Drenica News

Lajmet e fundit nga rajoni dhe bota!

Lajme

Zeka: PDK’ja duhet me u kthjellë, në planin e brendshëm duhet të bëhen reforma dhe spastrime

Kreu i PDK-së, Kadri Veseli ka deklaruar se partia të cilën e udhëheqë do ta votojë rrëzimin e Qeverisë Hoti nëse LVV arrin t’i mbledhë 401 vota.

E kjo deklaratë, ish-deputetit Milaim Zeka po i duket e çuditshme.

Zeka ka shkruar në Facebook se ”PDK-ja po bëhet bishti i një partie që është komplet kundër interesave të shtetit të Kosovës”.

Postimi i plotë:

Pse PDK thote nese?!

Lideri i PDK-se, Kadri Veseli, ne prononcimin e tij te fundit, tha se “nese VV-ja i suguron 40 vota per ta sjellur ne Kuvend mocionin per rrezimin e qeverise, kjo parti do ta votoje”!

Kjo deklarate, per mu eshte shume e çuditshme dhe teper e habitshme. E çuditshme sepse PDK-ja po behet bishti i nje partie qe eshte komplet kunder interesave te shtetit te Kosoves. E habitshme sepse po behet ne nje kohe kur VV-ja eshte treguar extremisht kunder vendeve te cilat jane jetike per egzistencen e shtetit te Kosoves. PDK-ja, ndoshta pavetedije, eshte duke rene ne shtratin e VV-se.

Kryetari tha me tutje qe “Kosova humbi nje shanc historik ne Washington”, duke mos pranuar faktin se PDK-ja humbi dy here ne kete shanc. Opinionit duhet thene te verteten e hidhur se konfrontimi me i madh ne historine politike me miqte tane nderkombetar ka ardhur ne kohen kur kane qeverisur bashke PDK-AAK dhe Nisma. Fajin kryesor ne kete konfrontim e ka pasur PDK-ja, sepse ka pasur nr me te madh te deputeteve.

PDK-ja duhet me u kthjelle. Ne planin e brendshem duhet me ba reforma dhe spastrime te atyre qe kane ba krime ne Banken Qenderore, ne ndermarrje publike, ne polici, ne prokurori, ne gjyqesi, ne media, ne gjithçka, ne emrin dhe me mbeshtetjen direkte te kesaje partie. Kadri Veseli duhet me u mbeshtete tek ata njerez qe punojne ne radhe te pare per shtetin e pastaj per partine, po jo tek ata sikurse deri me sot, qe kane punu vetem per xhepin, e ngapak edhe per partine!

Ndryshe nuk ecet perpara!

Comment here