Drenica News

Lajmet e fundit nga rajoni dhe bota!

Lajme

Zemaj deklarohet se a janë liruar sot masat kundër koronavirusit

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka mbajtur takim me komitetin për koordinimin dhe vlerësimin e situatës emergjente me koronavirus COVID-19.

Ai shkruan se bazuar në të dhënat nga IKSHPK-së dhe SHSKUK-së, në 2-3 javët e fundit kemi një rënie të lehtë graduale të numrit të personave të infektuar nga COVID-19, “gjithashtu edhe një rënie domethënëse të numrit të pacientëve të spitalizuar në QKUK dhe në spitalet e përgjithshme por edhe rënie të vdekjeve të pacientve të infektuarve me COVID-

Megjithatë, përkundër presionit për të liruar veprimtari të tjera, sidomos nga bizneset, banjat rehabilituese, ndryshime të orareve të qarkullimit, kinematë dhe veprimtari të tjera, por duke qenë që jemi në prag të fillimit të vitit shkollor dhe duhet ulur edhe më tej lakorja e infektimeve dhe rastet e vdekjeve, Zemaj konsideron se “së paku edhe për disa ditë apo javë, masat e njëjta duhet  t’i mbajmë në fuqi”

Gjatë ditës së sotme në mbledhjen e komiteti për koordinimin dhe vlerësimin e situatës emergjente me koronavirus Covid…

Posted by Armend Zemaj on Saturday, September 5, 2020

Comment here